Arrestohen dy persona, tentojnë të ndërtojnë natën në të zezë në brendi të poliklinikës “Bit-Pazar” në Shkup?

Dy persona pasditen e djeshme kanë shembur me ekskavator rrethojën e poliklinikës “Bit Pazar” në Shkup dhe kanë filluar punimet ndërtimore në oborr për të ndërtuar parking. Me ekskavatorin në bar, filluam të aplikojmë një substrat bufer.

Marketing

Siç thotë drejtori i Shtëpisë së Shëndetësisë në Shkup, doktor Viktor Isjanovski, depërtimi në objekt ka ndodhur rreth orës 19:00, pas së cilës rojtari menjëherë e ka njoftuar personin përgjegjës nga shërbimi teknik i poliklinikës dhe dy drejtorët.

“Posa u informova për rastin, e kam raportuar në MPB dhe personalisht te ministri Oliver Spasovski. Menjëherë është ndërhyrë dhe sipas informacioneve të mia janë arrestuar dy persona. “Nuk e di se çfarë synonin të ndërtonin, por diçka e tillë është e paimagjinueshme që dikush të hyjë në një objekt publik dhe të fillojë të ndërtojë”, thotë Isjanovski.

MPB-ja thotë se dje në Nënqarkun Bit Pazar efektivë të policisë kanë ndaluar N. K. (44) dhe Sh. D. (42), për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Uzurpim” dhe “Ndërtim pa leje”.

“Sipas asaj që është raportuar, në ora 19:45 në afërsi të poliklinikës Bit Pazar, kanë hequr një pjesë të rrethojës së objektit shëndetësor me qëllim të uzurpimit të hapësirës dhe ndërtimit të parkingut, për çka nuk kanë marrë leje nga Komuna e Çairit. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë do të dorëzohen parashtresat përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Marketing