Arrestohet 26-vjaçari – kapet me marihuanë dhe armë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka realizuar bastisje në Tetovë dhe si pasojë ka arrestuar një 26-vjeçar, pasi është kapur me drogë dhe armë.

Marketing

“Më 30.06.2021 rreth orës 07.40 nga policët nga Tetova e kanë privuar nga liria D.M.(26) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘prodhim të paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike, prekusorëve dhe substanca psikotrope”, thuhet në njoftim.

Në hapësirat e D.M. në rrugën “Lenin”, policët kanë gjetur marihuanë dhe pas arrestimit ndaj D.M. do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.

Marketing