Dimitrovi prezantoi Programin nacional për harmonizim me BE-në

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov ka prezantuar Programin nacional për harmonizimin e së të drejtës së Bashkimit Evropian.

Marketing

Siç ka sqaruar, Programi ka për qëllim të hartojë trajektoren për evropianizim të tërësishëm apo anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

“Me këtë program 2021-2025 tregojmë se jemi orientuar drejt evropianizimit të shtetit nëpërmjet tejkalimit të barrierave dhe se e dimë saktë se çfarë bëjmë. E dyta, demonstrojmë se jemi seriozisht të vendosur në qëllimin të ndryshojmë se se e dimë se pse e bëjmë këtë. E treta demonstrojmë kapacitet dhe besim në institucione se si do ta bëjmë këtë dhe e katërta – projektojmë vizion dhe horizont politik shumë më larg se zgjedhjet e ardhshme. Do të thotë tregojmë se mundemi të planifikojmë dhe kur saktë do ta bëjmë atë”, tha Dimitrovi.

Në hartimin e këtij Programi janë përfshirë 800 nëpunës shtetëror dhe rreth 150 institucione.