Legjenda e Brazilit, Ronaldinjo është arrestuar në Paraguaj pasi akuzohet se përdori dokumente false për të hyrë në shtetin e Amerikës Jugore.
39-vjeçari që fitoi Kupën e Botës me Brazilin kishte mashtruar autoritetet në vitin 2002. Për këtë arsye u ndalua në mbrëmjen e së mërkurës në një rezort në Paraguaj së bashku me vëllain e tij Roberto.
Lajmin e konfirmoi Ministri i Brendshëm i Paraguajit.
Mediat botërore raportojnë se ish-kampioni i botës kishte manipuluar kombësinë në pasaportë pasi ishte ftuar nga një biznesmen për të marrë pjesë në përurimin e kazinosë që do të çelej nga ky i fundit.
Sipas medias lokale La Nacion, pasaportat janë gjetur në hotel ku thuhej se Ronaldinjo dhe Roberto kishin kombësi paraguajane.