Arrestohet me drogë 61 vjeçari nga Gostivari

Një 61 vjeçar nga Gostivari është arrestuar sot pasi tek ai janë gjetur pako me substanca të pajeluara. Kështu njoftuan sot nga SPB-Tetovë, sipas të cilëve pas dokumentimit të plotë, do të ngrihet kallëzimi përkatës.

Marketing

“Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot (07- janar) rreth orës 15:35, në rrugën ‘Shumatovska’ në Gostivar, kanë privuar nga liria 61-vjeçarin nga M.A nga Gostivari. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij janë gjetur dhe iu konfiskuar 4 pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe (heroinë). Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzim përkatës në bazë të nenit 215 të Kodit Penal, për “prodhim dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve’”, thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.