Arrestohet në Maqedoni shtetasi i Kosovës që po kërkohej nga Interpoli

Nga MPB njoftojnë se në pikën kufitare “Bllacë” është arrestuar një shtetas i Kosovës i cili po kërkohej nga Interpoli.

Marketing

Nga MPB thonë se i njëjti kishte tentuar të futej në Maqedoninë e Veriut me letërnjoftim të një personi tjetër.

Fushata në Maqedoninë e Veriut: Kush është më i korruptuar e kush më patriot
Klopp dëshiron revolucion: 6 lojtarët që i do te Liverpooli në verë
Joseph: Vuçiq tenton të vendos kontroll të plotë mbi Serbinë, nëse përmendet Banjska me…
Lutfiu: Diskriminimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë ka prekur kufijtë e racizmit
Televizioni rus ia “ngul sytë” Bosnjës
Lexo më shumë

“Më datë 07.01.2024 në ora 17:00 në pikën kufitare “Bllacë e Poshtme”, në hyrje të vendit, gjatë kontrollit të K.S. (35) nga Republika e Kosovës, i cili ka paraqitur letërnjoftim të Kosovës, është konstatuar se në evidencë ai është me masën “arresto” me kërkesë të Interpolit”.

“Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në të cilën ka deklaruar se gabimisht ka paraqitur letërnjoftimin e dikujt tjetër, pas çka ka paraqitur dokumentin e tij të udhëtimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për G.M.(28) nga Republika e Kosovës. Ai është ndaluar dhe i është dorëzuar zyrtarëve të policisë për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.