Arrestohet një 44 vjeçar nga Vinica, kjo është arsyeja

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 11:20 në autostradën Gjevgjeli – Shkup, në afërsi të pikës pagesore Smokvicë, policia ka privuar nga liria 44 vjeçarin D.C. nga Vinica.

Marketing

Gjatë kontrollit, në një automjet mallrash “Citroen Jumper” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte personi në fjalë janë gjetur 20 emigrantë (19 nga Siria dhe 1 nga Iraku), mes të cilëve katër të mitur.

Sipas njoftimit të policisë 44 vjeçari nuk i është bindur urdhrit policorë për ndalesë dhe ka vazhduar lëvizjen duke dëmtuar me makinë një kabinë të pikës pagesore, pas çka ka dalë nga automjeti dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Megjithatë menjëherë pas marrjes së masave, D.C. është kapur dhe privuar nga liria. Ai mandej është ndaluar në stacionin policor dhe në konsultim me prokurorin publik kundër tij do të ngritët kallëzim përkatës, ndërsa migrantët janë vendosur në një qendër transitore në Shkup.