Operacion antidroge në Tiranë, shkatërrohet rrjeti shpërndarës i drogës me mbi 100 persona

Është shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge me mbi 100 persona gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë.

Marketing

Sipas gazetares së Top Channnel Dorjana Bezat, operacioni është ende në vijim, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.

Ky hetim ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Gjykata ka nxjerrë mbi 100 urdhra ndalimi.

Sipas gazetares Dorjana Bezat ky operacion po mbahet në të njëjtën kohë edhe në disa qytete të tjera, ku zbulohet se numri më i lartë i shpërndarëve është në Tiranë. Policia ka sekuestruar vetëm në kryeqytet rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.