Arrestohet një person nga Saraji, dërgohet në burg për vuajtje të dënimit

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në fshatin Lubin të Komunës së Sarajit ka privuar nga liria 36 vjeçarin N.I. nga Shkupi.

Marketing

Personi në fjalë kërkohej me fletarrestim qendror të lëshuar nga Gjykata Penale-Shkup, për vuajtjen e dënimit prej 2 vjetëve, për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”, që është e dënueshme në bazë të nenit 131 nga Kodi Penal.