Arrestohet një shpërndarës droge nga Velesi

Gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Velesit, A.M (38) nga Velesi i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Dyshohet që ka kryer veprën penale “prodhimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Marketing

“Me datë 23.03.2024 në ora 21:45 në Veles, policët nga SPB Veles ia kanë privuar lirinë A.M.(38) dhe E.D.(36), të dy nga Velesi, pasi në A.M. Janë gjetur dhe konfiskuar 34 pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe dhe një peshore digjitale dhe tek E.D. është gjetur dhe konfiskuar një pako me marijuanë”, thuhet në njoftim.

MPB njofton se pas dokumentimit të rastit është parashtruar kallëzim penal, ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake ka caktuar masën e paraburgimit për A.M.