Kuqezinjtë dështojnë sërish në testin e dytë para Euro 2024!

Shqipëria është mundur me rezultatin minimal 1-0 dhe në ndeshjen e dytë miqësore përballë Suedisë që u zhvillua në Stokholm.

Marketing

Një ndeshje e barabartë në lojë dhe po ashtu në raste, por që në fund përfundoi me fitoren e vendasve. Shqipëria tregoi shenja jete dhe arriti të krijojë lojë në këtë takim, ndonëse sulmi dështoi të konkretizojë rastet e krijuara.

Edhe ndryshimet në formacion që trajneri Sylvinho kishte vendosur të bënte, treguan edhe njëherë se 23-ja që do të shkojë në Gjermani nuk është mbyllur ende, teksa të rinjtë që luajtën këtë mbrëmje në “Friends Arena” treguan se e meritojnë këtë fanellë.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 62 të takimit nga Nilson pas një krosi të gjatë në zonë nga Kulusefski.

Të kuqtë patën disa raste për të barazuar për rezultatin, por Broja tregoi edhe njëherë se ka ende nevojë për minuta në këmbët e tij për të tejkaluar ngërçin pas dëmtimit.

Me një lojë emocionuese, që mbajti të gjithë tifozët mbërthyer pas ekranit, Kombëtarja Shqiptare pritet t’i bëjë dhe më të flakta ditët e qershorit në Europianin e Gjermanisë.

Marketing