Arrestohet për marihuanë, bëhet yll falë make up-it

Një 19 vjeçare nga Dallas i Texas-it u arrestua në shkurt të këtij viti për posedim marijuane, ndërkohë që priste shokët e saj për të dalë.

Marketing

Si rezultat i publikimit të fotos së saj sinjalizuese në Twitter, ka marrë shumë kërkesa për të qenë një grimere makiazhi.

Në foton e bërë para se të hynte në qeli, vajza duket me një make-up: qerpikë fals, rimel dhe ton sysh në ngjyrë rozë të shkëlqyeshme.

Siç ka rrëfyer për gazetat lokale, Marshala Perkins nuk mendonte kurrë se falë arrestimit do kthehej në një ‘yll’ për rrjetin.

Fotoja sinjalizuese e policisë bërë 19 vjeçares u postua dy muaj pas ngjarjes nga faqja e Twitter “Mugshot Baes”, e njohur për publikimin e të arrestuarave më të bukura.
Makiazhi perfekt i Marshala i pëlqeu 280 mijë përdoruesve, të cilët, duke vënë re talentin e vajzës, kanë nisur t’i propozojnë rolin e mësuesese – grimere.

Marketing