Arrestohet tetovari që vrau gruan

Rreth orës 18.00 në fshatin Gajre është arrestuar 53 vjeçari A.K nga Reçica e Vogël, i dyshuar për vrasjen e gruas e tij 52 vjeçare. Gjatë arrestimit, atij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një pushkë gjuetie me disa plumba.

Marketing

A.K. dyshohet se mbrëmë vrau gruan e tij para dyerve të shtëpisë së babait të saj, ndërkohë që jo zyrtarisht thuhet se motivet janë xhelozia. Ndryshe, A.K edhe më parë ka pasur padi për dhunë në familje.