Pak ditë më parë kur Christian Panucci publikoi listën e 25 emrave të grumbulluar për sfidat ndaj Izraelit dhe Skocisë, Mërgim Mavraj ishte lojtari i vetëm i përfaqësues kuqezi që ishte ende pa skuadër, por tashmë nuk mund të thuhet më e njëjta gjë.
Në dy sezonet e ardhshme shtatlarti i prapavijës së kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e Arisit të Selanikut, pasi ka arritur marrëveshjen për të nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me klubin grek.
Te Arisi, Mavraj do të ketë shok skuadre Migjen Bashën i cili u transferua në Selanik rreth një muaj më parë.
Lajmi për arritjen e marrëveshjes u konfirmua për mediat greke nga presidenti i Arisit të Selanikut Theodor Karipidis, i cili në profilin e tij zyrtar ka hedhur një foto të Mavrajt me klubin e tij të ri.
Mbrojtësi ka firmosur tashmë kontratën me klubin grek dhe pas angazhimit me kombëtaren kuqezi do ti bashkohet skuadrës së tij të re.