Arrihet marrëveshje mes Zaevit dhe Selës e Gashit për Ligjin për shtetësi

Në Kuvend ka përfunduar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderëve të opozitës shqiptare, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët dhe Afrim Gashi nga Alternativa.

Marketing

Pas kësaj, kryeministri Zaev njoftoi se është arritur marrëveshje për Ligjin për shtetësi, megjithatë nuk kumtohen detajet.

“Nuk do të hyja në detaje. Qëllimi është të vendoset në letër. Do të thotë në pyetje ditë, që të vendoset në letër”, tha Zaevi, transmeton TV21.