Arsovska: Taravari mund të merr vendime për kuadrot në Gostivar, e jo për në Shkup

????????????????????????????????????

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ndaj sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i cili sot deklaroi se ASh do të ndërpres bashkëpunimin me Arsovskën në Qytetin e Shkupit, përcjell TV21. Arsovska thotë se Taravari është kompetent për vendosje të kuadrove në Gostivar, e jo në Shkup.

Marketing

“Nuk e kuptoj mendjemadhësinë dhe komentet e zotit Taravari, duke qenë se bashkëpunimi ynë ka përfunduar qysh dje. Ai personalisht mund të marrë vendime për kuadër në Gostivar, jo në Shkup. Nuk ka asnjë arsye për të bashkëpunuar me një person që sulmon, që nuk ka busull etike, që justifikon çdo formë dhune dhe sulmi me armë zjarri si në incidentin e djeshëm dhe nxit tensionet ndëretnike. Shkupi është qytet i bashkëjetesës, solidaritetit, në të cilin bashkëqytetarët tanë duhet të jetojnë të qetë dhe të sigurt dhe të respektojnë njëri-tjetrin”, thuhet në përgjigjen e dërguar nga Qyteti i SHkupit.