Arsovska zgjedhet anëtare e Bordit të Drejtorëve në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Global të Kryetarëve të Bashkive nga Amerika, Evropa, Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika

Në ngjarjen globale të CityLab 2023 për kryetarët e bashkive në Uashington, DC, organizuar nga Bloomberg, u takova me kryetarët e bashkive të SHBA, politikëbërësit, ekspertët urbanë dhe inovatorët, të përkushtuar për të gjetur zgjidhje konkrete të përbashkëta për të adresuar sfidat me të cilat përballen qytetet.

Marketing

Gjithashtu, në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Global të Kryetarëve të Bashkive që u mbajt dje, kryetarët e bashkive nga Amerika, Evropa, Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika unanimisht më zgjodhën si një nga 7 anëtarët e Bordit të Drejtorëve që do të drejtojnë organizatën në vitet e ardhshme.

Bordi i Drejtorëve si organi drejtues i Parlamentit Global të Kryetarëve të Bashkive synon të vendosë për drejtimet strategjike, politikat dhe angazhimet e kryebashkiakëve dhe nëpërmjet rrjetëzimit të veprojë me projekte specifike të përbashkëta në drejtim të mundësimit të gjithëpërfshirjes dhe qëndrueshmërisë më të madhe të qyteteve në nivel global.