Arsovski: LSDM ka punësuar mbi 28 mijë anëtar partiak

Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski ka akuzuar sot se punësimet partiake dhe nepotizmi rrjedhin direkt nga kryeministri Zoran Zaev. Ai ka prezantuar mesazhe telefonike, ku sipas tij, kryeministri konfirmon se janë punësuar mbi 28 mijë anëtarë partiak.

Marketing

Ai ka thënë se maskat e LSDM-së dhe Zaevit moti kohë kanë ra. Sipas tij kjo është fytyra e vërtet e Zoran Zaevit dhe LSDM-së.

“Paramendoni, njeriu i cili akuzonte për gjoja partizim të administratës, të njëjtën administratë e ka partizuar me mbi 28 mijë anëtar partiak të LSDM-së. Sot në mediat patëm mundësi të shohim konfirmim të turpshëm nga Zoran Zaev i cili në komunikim me një anëtar të dëshpëruar të LSDM-së konfirmon se partia ka punësuar 28 mijë anëtar partiak.

Tani edhe institucionet kanë konfirmim nga vetë lideri i LSDM-së Zoran Zaev, se punësimet që mund të shihen nga epidemia e nepotizmit kanë shkuar direkt nëpërmjet shtabet partiake dhe strukturat komunale”, ka deklaruar Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski.

Marketing