Pas vendimit të Gjykatës së Apelit ka reaguar VMRO-DPMNE-ja. Sipas kësaj partie dënimin e Nikolla Gruevskit e shohin si përndjekje politike. Opozoita akuzon pushtetin për mbrojtje të krimit dhe shkelje të vullnetit të qytetarëve.
Qeveria që mbron krimin vazhdon me përndjekje politike, duke sfiduar dhe shkelur vullnetin e qytetarëve. Pushteti është i frikësuar nga populli, pas referendumit dhe kartës së kuqe që e mori dhe prandaj u mor vendimi i sotëm për z. Nikolla Gruevski “- u shpreh Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.