10:37 | 23 Prill 2021
10:37 | 23 Prill 2021
Kapiteni i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang, ka munguar në 3 ndeshjet e tij të fundit pasi është infektuar me sëmundjen e malarias.
Menaxheri i Arsenalit, Mikel Arteta, thotë se ai është “mjaft pozitiv” që Aubameyang do të kthehet para fundit të sezonit, transmeton lajmi.net.
“Unë kam folur me të shumë herë,” tha Arteta të enjten për Sky Sports News. “Ai ishte në seancën e parë stërvitore dje”, shtoi ai.
Arteta shpjegon se Arsenali kanë nevojë për të dhe presin që ai të shërohet sa më shpejt që ëhstë e mundur.
‘Topçinjët’ janë kualifikuar në gjysëmfinale të Ligës së Evropës, ku edhe do të përballen me skuadrën spanjolle, Villarreal./Lajmi.net/