Asani: Agjencia për menaxhim me pronat e Konfiskuara ka dhuruar mbi 600 automjete në institucionet shtetërore

Agjencia për menaxhim me pronat e konfiskuara, në më pak se tre vjet që kur erdhi në pushtet LSDM-ja, ka dhuruar mbi 600 automjete në institucionet shtetërore, për dallim nga paraardhësit e saj që nga viti 2009, që kur ekziston Agjencia, e deri në vitin 2017, për gjithsej tetë vjet nuk dhuruan as 300 automjete, publikoi sot drejtori i Agjencisë, Faton Asani.

Marketing

“Është e vërtetë që Kryeministri është duke udhëtuar në automjetin “Mercedes” S-klasë, të konfiskuar nga një çështje penale dhe se Oliver Spasovski është i vetmi kryeministër në rajon që drejton një automjet të konfiskuar, ndërsa zyrtarë të tjerë të shteteve në rajon as që mendojnë një gjë të tillë”, publikoi në Fejsbukun e tij, Faton Asani, drejtor i Agjencisë për menaxhim me pronat e konfiskuara.

Asani theksoi se edhe Zoran Zaevi, përderisa ishte kryeministër, për një kohë të caktuar kishte udhëtuar me një automjet të konfiskuar, të dhuruar nga Agjencia për menaxhim me pronat e konfiskuara.

“Është e vërtetë që Drejtoria për sanksione e udhëhequr nga Jovica Stojanoviq, u gjet në një situatë të tillë që nuk kishin automjet për t’i shoqëruar të burgosurit në relacionin burg – gjykatë – burg, kështu që ne si Agjenci me ndihmën e Qeverisë kemi ndihmuar edhe atje. Është gjithashtu e vërtetë, sa më kujtohet në spitalin në Kratovë përveç shumë spitaleve të tjera kemi dhuruar dy automjete, sepse, siç tha drejtoresha, pacientët në gjendje të lehtë dhe më të rëndë janë transportuar në pozitë ulur”, publikoi Asani.

Drejtori i Agjencisë për menaxhim me pronat e konfiskuara thekson se në numër më të madh dhurojnë automjete në MPB sepse ata kujdesen për sigurinë tonë dhe duhet të kenë automjete, si dhe në shërbimet zjarrfikëse në të gjithë vendin, të cilat gjithashtu kujdesen për sigurinë tonë dhe shpëtojnë jetë.

“Dhurojmë edhe në Drejtorinë për mbrojtje dhe shpëtim,të cilët gjithashtu kujdesen për sigurinë tonë, ndërsa me situatën me Kovid 19 dëshmuan në rajonin e Dibrës se janë në niveli të detyrave! Me vendimin e qeverisë, ne kemi dhuruar një automjet në një shkollë për fëmijët me nevoja të veçanta, në mënyrë që ata të kenë dikë që t’i çojë dhe t’i kthejë ata nga shkolla”, publikoi Asani.

Marketing