Zgjedhjet, Osmani: Na duhet konsenzus, jo krizë e re politike

Për BDI-në debati për datën e zgjedhjeve sapo ka filluar dhe partite nuk duhet t’i thonë në fillim fjalët përfundimtare. Arritja e konsensusit sipas Bujar Osmanit, është veçanërisht e rëndësishme, në të kundërtën ka rrezik për një krizë të re politike.

Marketing

“Tani është koha që përmes komunikimit të arrijmë konsensus. Ne vlerësojmë se konsesensusi është I rëndësishëm se shteti nuk ka nevojë dhe posaçërisht qytetarëve nuk iu duhet polarizim I ri apo krizë e re politike. Mjaftë ishim të grindur dhe në krizë politike që nga viti 2015 e këtej. Posaqërisht në krizë të pandemisë nuk na duhet dallime të reja” – u shpreh Bujar Osmani nga rradhët e BDI-së.