ASH-AAA nuk e voton Talat Xhaferin për kryeparlamentar

Jo të gjithë deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë paraqitur sot në Parlamentin e Maqedonisë, ndërsa të njëjtit kanë thënë se nuk do të votojnë për kryeparlamentarin Talat Xhaferi.

Marketing

Dy deputetët e koalicionit ASH-AAA, Skender Rexhepi dhe Syrija Rashidi, para hyrjes në Kuvend, për votimin e kryeparlamentarit, thonë se nuk do të lejojnë të shkelet vullneti i qytetarëve i shprehur në zgjedhjet e fundit, duke aluduar se nuk do ta mbështesin kandidatin e propozuar për kryeparlamentar, Talat Xhaferi.