Asnjë aplikim, dështon thirrja publike për transportuesit privatë

Edhe pse qyteti i Shkupit vlerësonte se do të zgjidhte problemin e transportit me gjetjen e firmave të reja, asnjë kompani nuk aplikoi për thirrjen publike për linjat e transportit ndërurban 20 dhe 22 në kryeqendër.

Marketing

Transportuesit privatë, presin që tani që kjo thirrje dështoi, për zgjidhjen e situatës të ndërhyjë ashtu siç kishte premtuar, vetë kryeministri Kovaçevski. Por, nga qeveria nuk ka asnjë njoftim nëse dhe kur do të mbahej një takim i tillë. Kompanitë private ndërprenë punën në muajin nëntor, me pretendimin se Qyteti i Shkupit dhe JSP u kanë borxh rreth 1.5 milionë euro. Në vend që të negociohej për të gjetur një zgjidhje, qyteti i Shkupit u ndërpreu kontratat e punës dhe shpalli publikisht thirrjen për gjetjen e transportuesve të rinj. Kjo situatë ka shkaktuar kaos në transportin urban e qytetarët u apelojnë autoriteteve të zgjidhin problemin.

Marketing