Zv/ministri i Mbrojtjes Hasani: Artan IK, larguhu një çast e më parë! (FOTO)

Zëvendësministri i Mbrojtjes Bashkim Hasani në faqen e tij zyrtare në facebook i ka dërguar porosi zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi duke i thënë “Artan ik, larguhu një çast e më parë nëse e do BDI-në dhe Ali Ahmetin”!

Marketing

Ky është statusi i plotë në facebook i Hasanit:

Artan Ik, larguhu një çast e më parë

Të nisim të reflektojmë (antëtarë, simpatizantë, themelues, funksionarë e ish ushtarë që aq shumë i dhatë Lirisë dhe BDI-së).
Jam i bindur që gati të gjithë po mendojnë njejtë, e përkrahin shpirtërisht iniciativën por për rrethana të ndryshme ngurojnë ta thonë publikisht.

Iniciativa jonë e sinqertë ka vetëm një synim, të shpëtojmë BDI-në tonë nga njeriu që për qëllimin e vet nuk zgjedh forma për të përçarë partinë.

Me sindromin “përçajë dhe sundo” po ngulfat partinë dhe po devijon misionin dhe rrugëtimin tonë politik.

Mos të vonohemi asnjë minutë. Fuqishëm të bashkohemi dhe të ngrejmë zërin e të themi: Artan Ik, largohu! Të kishe dashur Ali Ahmetin aq sa e duam të gjithë ne, duke e parë se çka po ndodh në parti, do të ishe larguar një minutë e më parë. Partia po përçahet e ai me çdo kusht mbron kolltukun e tij, duke mos zgjedhur formë për të propaganduar (portale Sot e Index nesër) për gjoja iniciativë kundër kryetarit Ali Ahmetit.

Të dashur anëtarë të devotshëm të partisë, gjithësecili e kemi obligim të ruajmë BDI-në dhe njëzëri të themi: Artan Ik, larguhu një çast e më parë.

Marketing