Assadi takon Patriarkun Irinej, reagon ashpër Pacolli

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka qëndruar në Siri. Ai atje është pritur nga presidenti i këtij vendi, Bashar al-Assad

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrit të jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, permes profilit të tij në Twitter.

Marketing

“Irinej  udhëheqi të njëjtën kishë ortodokse serbe që kishte bekuar kriminelët e luftës gjatë viteve 90 dhe po e mban shoqërinë serbe të jetojë në një botë paralele. Ai duhet të vizitojë Reçakun, Izbicën dhe Krushen  dhe të takohet me të mbijetuarit e luftes në vend që të vizitojë përsëri një kriminel lufte” ka reaguar Pacolli në Twitter.

Marketing