Atalanta rikthehet tek fitorja, Lazio mposht në fund Crotonen

Atalanta kthehet tek fitorja pas humbjes ndaj Interit, duke marrë vendin e tretë të renditjes, duke barazuar Juventusin me pikë, edhe pse bardhezinjtë kanë dy ndeshje më pak.

Marketing

Në javën e 27 të Serisë A, ekipi i Gasperinit mundi 3-1 Spezian, me golat që u shënuan të gjithë në pjesën e dytë.

Pasalic (54’ dhe 73’) dhe Muriel (55’) ishin autorët e golave për Atalantën, ndërsa Piccoli shënoi golin e nderit për Spezian, në minutën e 82-të.

Ndërkohë, Lazio mundi me vështirësi Crotonen e vendit të fundit 3-2, me një gol të shënuar në minutat e fundit nga Caicedo.