“Athua ka degraduar pozita e shqiptarëve?”, Ibrahimi: Ne sot po ballafaqohemi me dëmet që i kanë bërë më herët

Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi thotë se pushteti aktual po përballet me dëmet që ka shkaktuar pushteti paraprak. Ibrahimi thotë se BDI ka pasur shansin që ta zgjidh çështjen e gjuhës shqipe, por edhe të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Marketing

“Athua ka degraduar pozita e shqiptarëve? Athua shqiptarët po humbin? Prishet ajo që është arritur, po dëmtohet gjuha shqipe. Ali Ahmeti sa nuk ka filluar të qaj se po i dhimbset shumë gjuha shqipe të cilën ai e ka lënë të pazyrtarizuar. Më duhet të shpjegoj se në kohën që e ka pasur në dorë që ta zgjidh gjuhën shqipe ai e ka lënë gjuhën shqipe të përkthyer. Dhe ne sot po ballafaqohemi me dëmet që ata i kanë bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Ata e kanë pasur shansin që ta zgjidhin me ligj temën e përfaqësimit të drejt dhe adekuat të shqiptarëve. Në këto 22 vite pushtet nuk e kanë zgjidhur. Dhe tash ankohen pse Gjykata Kushtetuese e ka zhvlerësuar Balancuesin, po pse ata nuk e kanë bërë ligjin që të mos jemi të varur nga mekanizmi i Balancuesit”, tha mes tjerash Ibrahimi.

 

Marketing