Atletiko Madridi hakmerret ndaj Realit, e eliminon nga Kupa e Mbretit

Atletiko Madrid e ka nxjerr hakun ndaj Real Madridit pas humbjes ditë më parë në Superkupën e Spanjës.

Marketing

Skuadra e Diego Simeonës sonte mposhti atë të Carlo Ancelottit me rezultat 4-2 pas extra-time, duke e eliminuar nga Kupa e Mbretit, shkruan IndeksOnline.

Samuel Lino kaloi vendasit në epërsi në minutën e 39-të.

Gjashtë minuta më vonë, Jan Oblak shënoi autogol për të barazuar shifrat në 1-1.

Alvaro Morata riktheu epërsinë e Atletikos në minutën e 57-të.

Reali arriti ta barazonte përsëri rezultatin me golin e Josleu në minutën e 82-të, gol ky i cili e dërgoi ndeshjen në extra-time.

Në vazhdime, Atletiko arritit të shënoj dy gola të tjerë për të siguruar kualifikimin në çerekfinale.

Antonio Griazman shënoi për rezultatin 3-2 në minutën e 100-të, ndërsa Rodrigo Riquelme vulosi fitoren e Atletikos në minutën e 119-të.