Atleti austriak, Josef Koeberl theu rekordin botëror për qëndrimin më të gjatë në akull. Ai “mbijetoi” për mbi 2 orë në një kuti, duke pasur veshur asgjë tjetër përveç rroba banjove.
Ndërsa kronometri shënoi 2 orë, 8 minuta dhe 47 sekonda, Koeberl mposhti rekordin e mëparshëm për kohën më të gjatë të qëndrimin në kontakt të plotë me akullin, i cili ishte 1 orë, 53 minuta dhe 10 sekonda. Titulli mbahej ngaatleti kinez, Xhin Songhao, që prej vitit 2014.