Kujtimet e Michelle Obamas janë në rrugë të mbarë për t’u bërë autobiografia më popullore deri më sot, sipas botuesit të saj. Libri, i titulluar “Becoming”, u botua fillimisht në nëntor dhe tashmë ka shitur më shumë se 10 milionë kopje.
Shtëpia botuese pretendon se libri i Michelle Obamas do të bëhet një nga autobiografitë më të shitura në të gjitha kohërat. Në libër Obama flet për përvojat e saj publike dhe private. Ajo e nis rrëfimin që nga fëmijëria e saj në Çikago, periudha e të qenit nënë, avokate dhe si Zonja e Parë e SHBA-së.