Agjenti i Matteo Darmianit ka thënë se bisedimet mes Juventusit dhe Manchester Unitedit për mbrojtësin italian kanë shënuar përparim të theksuar.
Agjenti Tullio Tintini i Matteo Darmianit u takua me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratici, në Palazzo Parigi në Milano gjatë ditës së mërkurë, i cili ishte takimi i dytë mes tyre brenda një jave.
Tinti është filmuar duke u larguar nga takimi sot padite dhe është pyetur sesi po shkojnë gjërat për Darmianin.
“Gjërat po përparojnë shumë mirë”, ka thënë ai.
Po ashtu, ai u ka thënë gazetarëve prapa kamerave se “jemi në një fazë të avancuar me Juventusin”.
Manchester Unitedi i kërkon 20 milionë euro për të, por Juve deri tani ka ofruar vetëm 13 milionë sosh, edhe pse duket se situata rreth çmimit ka ndryshuar.