Aventurë e re për Cikalleshin, futbollisti shqiptar ndryshon kampionat

Sokol Cikalleshi ka vendosur të provojë një aventurë të re në karrierën e tij.

Marketing

Sulmuesi shqiptar është larguar nga Turqia, ku aktivizohej tek skuadra e Konyaspor dhe ka vendosur ta vijojë karrierën tek klubi i Al Khaleej.

Në fakt, Cikalleshi mbetet në pronësinë e klubit turk, Konyaspor, mirëpo do të kalojë në klubin arab vetëm me anë të formulës së huazimit e cila do të ketë një kohëzgjatje prej një viti.

Në sezonin e kaluar, Al Khaleej u shpall kampion në Divizionin e parë të Arabisë dhe me transferimin e Cikalleshit kërkon të tentojë surprizën edhe në elitë, aty ku përballë do të ketë edhe klube si kampionët e Al-Hilal apo Al-Ittihad e Al-Nassr. Në sezonin e kaluar, sulmuesi i kuqezinjve ia doli të shënonte 10 gola si dhe të shërbente dy asiste për shokët e skuadrës tek Konyaspor.