Avokati i deputetit Ziadin Sela, Abidin Abduli, pas përfundimit të seancës në Gjykatën Penale në të cilën u soll aktgjykimi për të akuzuarit ndaj dhunës së Selës, tha se pasi ta marrin në formë të shkruar vendimin e gjykatës do të deklarohen nëse janë të kënaqur ose jo.
“Sot gjykatësja dha dënimin, por ne ende nuk e kemi pranuar aktgjykimin. Nuk mund të japim përgjigje nëse jemi ose jo të kënaqur me këtë vendim. Pasi ta marrim vendimin nga gjykata dhe të analizojmë arsyet e këtij vendimi, do të vendosim nëse jemi të kënaqur. Sa i përket personave të panjohur, procedura hetimore është në rrjedhë dhe do të shohim se çfarë do të ndodh”, tha mes tjerash Abduli.