Avokati i Thaçit çuditet me përgjigjet e “gazetarit” të Tanjugut që po dëshmon në Speciale

Debat interesant është duke u zhvilluar në Speciale në gjyqin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marketing

Aty po dëshmon reporteri i Tanjugut, Nebojsha Radosheviq që pretendon të jetë arrestuar në Kosovë gjatë kohës së luftës nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Avokati i Thaçit, Gregory Keohhe gjatë marrjes në pyetje, u çudit me disa nga detajet që nxori nga dëshmitari në fjalë.

I njëjti, nuk kishte kryer fakultetin e gazetarisë. Madje as nuk kishte studiuar për të. Kishte studiuar për histori e bujqësi dhe nuk kishte përfunduar studimet. I ishte bashkuar ushtrisë në vitin 1986 për të kryer shërbimin.

Kjo e çuditi avokatin Keohe i cili vuri në dukje dhe në pah faktin se Tanjug ka qenë agjenci shtetërore e lajmeve, që i bie se Qeveria e Slobodan Millosheviqit kishte ndikim direkt aty.

Madje si udhëheqës i Tanjug, Keohe ka cituar se ishte përzgjedhur një përkrahës i Millosheviqit.

Tutje, avokati është shprehur i çuditur se si Agjencia Shtetërore e lajmeve serbe, punëson në person që nuk ka përvojë e madje as nuk ka studiuar për gazetari për të shkruajtur për ngjarje nga lufta.

Në këto momente, po vazhdon marrja në pyetje e Radosheviq.