Avziu vazhdon me investimet e mëdha! Arrijnë furgonat e rinj për Ski-Qendrën në Kodrën e Diellit (FOTO)

Pasi ditën e djeshme nisi sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit,sot edhe një lajm tjetër vjen nga drejtori Adem Avziu. Ai konfirmoi se kanë mbërritur furgonat e rinj për Ski-Qendrën “Kodra e Diellit”.
Të njejtat do të vihen në funksion për nevojat e Qendrës së Skijimit.

Marketing

Postimi i plotë :

Sot kanë mbërritur furgonat e rinj për Ski-Qendrën “Kodra e Diellit”.
Të njejtat do të vihen në funksion për nevojat e Qendrës së Skijimit.
Për të reduktuar turmat e shkaktuara nga numri i madh i automjeteve në Ski-Qendër, nga e shtuna, furgonat e sapoblerë i lëshojmë në dispozicion dhe sigurojmë shuttle transport nga vendi i quajtur “Guri Sidollit” deri te Ski-Qendra dhe anasjelltas. Transporti do të organizohet çdo fundjavë, nga ora 9:00 deri në ora 14:00.