AZGJ dhe Fondacioni Fridrih Ebert me bashkëpunim të përbashkët

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës së RMV-së, Ylber Sela, realizoi takim pune me delegacionin e Fondacionit Fridrih Ebert (Friedrich Ebert Stiftung) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga z. Rene Shlee, drejtor për Maqedoninë e Veriut dhe z. Valon Sadiki, koordinator programor.

Marketing

Duke e falënderuar për takimin, drejtori Sela e afirmoi rolin e rëndësishëm të fondacionit, si fondacion më i vjetër politik në Gjermani, në mbështetjen e nismave dhe projekteve për bashkëpunimin paqedashës, avancimin e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa njëkohësisht e njoftoi bashkëbiseduesin e tij me punën e deritanishme të AZGJ-së. Në këtë kontekst, të dy bashkëbiseduesit patën mundësinë të këmbejnë mendime në lidhje me bashkëpunimin e mundshëm mes të dyja institucioneve.

Të dyja palët e vlerësuan takimin si mjaftë të dobishëm dhe theksuan se do të jenë të hapura për vazhdimin e komunikimit dhe bashkëpunimit në projekte me interes të ndërsjellë.