Aziri në manifestimin “Java e kulinarisë” në Dibër

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Valmir Aziri qëndroi sot për vizitë në qytetin e Dibrës ku mori pjesë në manifestimin “Java e kulinarisë”, e organizuar nga OJQ “Kreativë dhe Aktivë” që realizohet në kuadër të projektit “Dekada e Përkatësisë, Festojmë Diversitetin”.

Marketing

Mes të tjerash, sekretari Aziri realizoi takim edhe me kryetarin e komunës së Dibrës Ruzhdi Lata ku biseduan për projektet kulturore dhe thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe projekteve të tjera në interes të kësaj fushe.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë.

Qëllimi i projektit është që t’i mundësojë komunitetit të ndajnë e shkëmbejnë kulturën, origjinën dhe trashëgiminë me anë të ushqimit dhe gatimit.

Java e kulinarisë filloi nga data 23 qershor dhe zgjat deri më 28 qershor, ndërsa mbahet në qytetet e Strugës, Dibrës dhe Kërçovës.

Marketing