Azizi u jep fund spekulimeve: Pranohen 22 shqiptarë në Hekurudhat e Maqedonisë

Drejtori i SH.A Hekurudhat e RMV – Transport, Adnan Azizi u ka dhënë fund spekulimeve që qarkulluan në opinion se kinse ka bërë largime nga puna të disa të punësuarve.

Marketing

Azizi përmes një njoftimi që ka shpërndarë në rjetin social Facebook ka njoftuar se zyrtarisht në ndëmarjen që drejton ai janë pranuar 22 shqiptarë.

Më tej Azizi ka shpalosur edhe një fakt që opinioni duhet t’a dijë. Mandatin e kaluar, autorizimi për të udhëhequr me punët dhe politikat e HRMV – Transport u është dhënë kuadrove maqedonas, e pseudo drejtori që ka qenë shqiptar i emëruar ka shfrytëzuar vetëm benefitet dhe të mirat personale të pushtetit.

Ja reagimi i plotë i drejtorit Adnan Azizi:

Pas spekulimeve të ulta dhe shpifjeve nga ‘portalet’ , të cilat përveç se punojnë dhe raportojnë me standarde të dyfishta, ata bëjnë edhe shërbim të dyfishtë, pronarët e të cilave u shërbejnë dy taboreve të ndryshme e kamuflohen si ‘kundërshtarë’ , madje pronarë të cilët kanë kompleks edhe nga emri i tyre, ju njoftoj se zyrtarisht sot janë pranuar 22 shqiptarë si të punësuar në HRMV – Transport.

Të trishton fakti se iniciatorët e këtyre shpifjeve, përveç se u munduan të keqinformojnë opinionin, janë munduar të manipulojnë edhe me të punësuarit, duke u fshehur atyre të vërtetën dhe duke mos u treguar se punësimet janë të përkohshme e jo të përhershme.

Nuk bëhet opozita me patriotizëm të rrejshëm, sepse kur vijmë te kjo pikë, opinioni duhet t’a dijë se mandatin e kaluar, autorizimi për të udhëhequr me punët dhe politikat e HRMV – Transport u është dhënë maqedonasve, e pseudo drejtori ka shfrytëzuar vetëm benefitet dhe të mirat personale të pushtetit.