Bajram Rexhepi: I dalim zot rrugës Tetovë-Prizren

Bajram Rexhepi, Kandidati për deputet në Zonën e 6-të, nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), në kuadër të fushatës elektorale, sot ka prezantuar aktivitetet e deritashme elektorale, ku shquhen takimet me qytetarë, takimi me bizneset e mëdha të Tetovës, takimi me bujq, me bizneset e vogla në rrugën e butiqeve, si dhe ka promovuar rrugën Tetovë-Prizren.

Marketing

Bajram Rexhepi, si aktivist dhe intelektual i shquar i kësaj ane, si atdhetar i devotshëm dhe kauzave nacionale, ka dhënë lajmin e mirë për rrugën që do ta lidhë Tetovën me Prizrenin, këta dy margaritar të qyteteve shqiptare.

Bajram Rexhepi, si kandidat i BDI-së, me qytetarët e ka shpalosur she ka dhënë shpjegime të plota rreth platformës së BDI-së për qeverisjen e ardhme në mandatin 2020-2024, ku shquhet programi ekonomik, arsimi dhe mirëqenia sociale e qytetarëve.

Z. Rexhepi është i vendosur të shpie përpara kauzat nacionale, ku nga Parlamenti do të mund të mbroj jo vetëm platformën elektorale, por edhe të mbroj dhe shtoj angazhimin për çështjet jetike për qytetarët, duke u kurorëzuar me kërkesën për qytetarët shqiptar ta votojnë kryeministrin e parë shqiptar.