Banka botërore: Inflacioni në RMV po arrin maja historike

Ekonomia e Maqedonisë së Veriut mund të hyjë në stagflacion, përkatësisht në rritje ekonomike të ngadaltë ose të ulët, e ndjekur nga norma të larta inflacionit, parashikon raporti më i fundit i Bankës Botërore.
“Lufta në Ukrainë dhe kriza energjetike po zvogëlojnë perspektivat e rritjes, inflacioni po arrin majat historike dhe po minon të ardhurat reale të të varfërve. Me hapësirën e kufizuar të huamarrjes dhe borxhin publik të lartë, politikat fiskale duhet të targetojnë më të cenuarit.”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.