Barça ia tregon derën yllit të skuadrës, alarmohen gjigantët evropianë

Barcelona është e gatshme t’i pranojë ofertat për transferimin e sulmuesit francez, Ousmane Dembele, qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi që ai nuk vlerësohet mjaftueshëm i rëndësishëm në planet e trajnerit Ernesto Valverde.

Marketing

Barcelona mund të pranojë ta shesë Dembelen qysh në janar nëse vjen një ofertë e kënaqshme nga ndonjë klub, pasi që katalonasit janë të shqetësuar nga sjelljet e Dembeles, vetëm 18 muaj pasi paguan 107 milionë euro për të, transmeton Gazeta Express.

Shumë klube të mëdha kanë shprehur interesimin e tij tanimë për ish-sulmuesin e Borussia Dortmundit, shumica prej tyre klube angleze. Ndër to janë edhe Chelsea, Arsenali dhe Liverpooli, të cilët do të tentojnë ta blejnë francezin në janar.

Megjithatë, transferimi i tij në ndonjë klub tjetër do të ishte mjaft i komplikuar për shkak të çmimit të lartë që e kërkon Barcelona për të. Katalonasit i kanë vënë francezit çmim të lartë për shkak se ata kishin paguar shumë për të fillimisht dhe kontrata e tij nuk përfundon deri në vitin 2022.

Raportohej se Dembele kishte arritur në Camp Nou 25 minuta me vonesë për ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve. Francezi mbeti në bankën rezervë si ndëshkim për këtë vonesë, dhe as nuk iu kërkuar të nxehej nga trajneri Ernesto Valverde.

Nëse ndonjë klub dëshiron me të vërtetë ta transferojë Dembelen, atëherë do të detyrohet t’i shpenzojë 107 milionë euro për të, pasi që Barcelona nuk do ta lë të shkojë pa i kthyer paratë që kishin paguar. Për të tri klubet e Premierligës të interesuara për Dembelen, një transferim i tillë do t’i thyente rekordet e klubit sa i përket çmimit.