Barcelona ka bërë ofertën e parë për Bayern Munich për Robert Lewandowski dhe po ashtu është duke kërkuar që ta transferojë edhe Jules Kounde për ta përforcuar mbrojtjen, ka thënë burime për ESPN.
Bayern dëshiron më shumë se 40 milionë euro për sulmuesin polak, i cili ka shprehur dëshiron të largohet, por oferta e parë e Barcës nuk besohet se është aq e lartë.
Lewandowski (33) do t’i skadojë kontrata më 2023 por qëndrimi publik i klubit gjerman ende nuk ka ndryshuar pavarësisht se ai është në fund të kontratës.
“Gjendja nuk ka ndryshuar”, ka thënë CEO i Bayernit, Oliver Kahn gjatë prezantimit të Sadio Mane të mërkurën, i cili ju bashkua bavarezëve për 42 milionë euro.
“Robert ka një kontratë me ne për një vit tjetër dhe ne presim për ta parë atë që në ditën e parë në parapërgatitjet parasezonale në korrik”, tha Kahn.
Burimet thonë se marrëdhëniet në mes të Barçës dhe Bayernit janë të acaruar pas konfliktit që ato patën për dështimin e Supër Ligës së Europës, në të cilën Bayerni nuk ishte involvuar.
Në një darkë para takimit në Ligën e Kampionëve mes dy skuadrave sezonin e kaluar, Kahn i tha shefave të Barçës saktësisht atë çfarë klubi gjerman e kishte menduar për përpjekjen e tyre për të dalë nga gara.
Bayern ka bërë pyetje private dhe publike për mundësinë e Barçës për të transferuar lojtar ku ata për momentin janë klub në falimentim.
“Barcelona dëshirojnë të nënshkruajnë me Lewandowskit kur ata kanë borxhe prej 1.3 miliard për gjashtë muaj”, kishte thënë ish presidenti Uli Hoeness kohëve të fundit.
“Në Gjermani, ata tashmë do të bankrotonin. Gjykatësi i falimentimit është në derë dhe ata bëjnë ofertë miliona euro për një lojtar të Bayernit”.
Lewandowski, i cili për momentin është në pushime në Mallorca, ka thënë disa herë që ai dëshiron të largohet nga Bayerni pas tetë viteve, duke shprehur dëshirën e tij t’i bashkohet Barçës.
Klubi katalunas nuk mund të regjistrojnë për momentin lojtarë të rinj.
Siç qëndrojnë gjërat, për shkak të kulmit të pagave në LaLiga që është -144 milionë euro, ata ende nuk kanë nënshkruar as me Andreas Christensen as me Franck Kessie, të cilët shkuan të ky klub pasi i skaduan kontratat.
Megjithatë, Barça shpreson që ata do të arrinë që t’i financojnë disa marrëveshje dhe të arrin të lojtarët e rinj gjatë verës pasi të fitojnë nga shitja e të drejtave televizive.
Xavi po ashtu ia ka komunikuar vendimin e tij disa lojtarëve që nuk janë në planet e tij por klubi ka thënë se shqetësimi më i madh është se askush nuk dëshiron të largohet.
Neto, Riqui Puig, Samuel Umtiti dhe Martin Braithwaite janë disa nga lojtarët që Barça dëshiron të ndahet me ta gjatë këtij afati kalimtar.