Basha: Nesër bllokohen të gjitha rrugët në vend, duam qeveri tranzitore

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas përfundimit të takimit me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi doli përpara medieve ku u shpreh se është diskutuar për hapat që do të marrë opozita në përshkallëzimin e aksionit.

Marketing

Ai tha se vendi është në një krizë të thellë politike dhe kushtetuese. Shefi i opozitës paralajmëroi se nesër nw orën 18:00, do të bllokohet të gjitha akset kryesore në vend, një shenjë kjo e përshkallëzimit të mosbindjes civile.