Bayerni blen sulmues 19-vjeçar, do t’i bashkohet klubit në vitin 2020

Bayerni ka transferuar Jann-Fiete Arpin nga Hamburgu
Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, Bayern Munich ka konfirmuar se kanë arritur marrëveshje me klubin e Hamburgut për transferimin e 19-vjeçarit, Jann-Fiete Arp, transmeton Gazeta Express.

Marketing

Sic njofton Bayerni, “me lojtarin dhe Hamburgun ka marrëveshje fleksibël. Talenti mund të vijë këtë verë ose verën e ardhshme. Këtë e vendos vetë ai”.

Bayerni njofton se lojtari mund t’i bashkohet klubit verën e ardhshme, ose meqenëse është i ri, atëherë gjasat janë që ai ta veshë fanellën e kampionit të Bundesligës nga sezoni 2020/21.