​Bayerni zyrtarizon portierin Yann Sommer

Yann Sommer është edhe zyrtarisht portier i gjigantit bavarez Bayern Munih.

Marketing

Ai vjen nga rivali i Bayernit Borussia Moenchegladbach, klub me të cilin kishte edhe gjashtë muaj kontratë.

Zvicerani ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2025 dhe do ta zëvendësojë të lënduarin, Manuel Neuer.

“Yann Sommer është një afrim shumë i vlefshëm për ne, sepse ai ka një përvojë të pasur ndërkombëtare dhe ka luajtur tashmë në Bundesliga për shumë vite. Ai ka gjithçka që kërkohet për të kontribuar të menjëhershëm në suksesin tonë. Ne jemi të sigurt se mund t’i arrijmë qëllimet tona me Yann Sommer”, thuhet në njoftimin e Bayernit të lëshuar në faqen zyrtare.

Ndërsa Portieri tha se është tejet i emocionuar me mundësinë që i është dhënë.

“Jam shumë i emocionuar për sfidën e re në Bayern. Është një klub i madh dhe i fuqishëm. Ne kemi luajtur kundër njëri-tjetrit shumë here, e di cilësinë dhe atmosferën e madhe të këtij klubi”.