BB: Rënia ekonomike në Maqedoni, – 1,4 deri – 3,2 %

Banka Botërore në raportin e saj të fundit ekonomik pret që Maqedonia e Veriut të hyjë në recesion, me rritje negative midis -1.4 dhe -3.2 përqind si rezultat i pandemisë së virusit Covid-19. Banka Botërore pret që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të preken. Skenari i rastit më të keq është për Kosovën me një rënie të pritshme të Prodhimit Bruto Vendor nga -4.5 në 11.3 për qind. Parashikimet e ngjashme janë edhe për Malin e Zi dhe Shqipërinë. Rimëkëmbja nga efektet e pandemisë, sipas BB-së do të varet nga gjatësia e bllokadës aktuale, por edhe nga masat e marra nga shtetet.

Marketing