Bashkimi Demokratik për Integrim sot nënshkroi Kodeksin për zgjedhje
fer dhe demokratike në KSHZ duke iu referuar nenit 8v të Kodit
zgjedhor.
Përfaqësuesja e BDI , njëherit edhe kandidate për deputete Shermin Mamut
deklaroi që në këto zgjedhje duhet të sillemi si anëtare e organizatave
ndërkombëtare NATO dhe BE.
“ Me këtë nënshkrim japim porosi të qartë edhe për pjesëmarrësit
politik edhe për votuesit se fushata duhet të jetë fer e demokratike
ashtu siç I ka hije një shteti anëtar i plotfuqishëm në NATO dhe thuajse
anëtare edhe në BE. “, tha Shermin Mamut.
BDI edhe si deri tani do të angazhohet për një kampanjë konstruktive
dhe frymëzuese për të prezantuar punën dhe projektet që do ti realizoj
për ta merituar votën dhe besimin e qytetarëve.
Në pyetjen gazetareske se vallë BDI do të realizoj fushatë derë më derë,
kandidatja Mamut tha që gjithçka do të zhvillohet duke e vënë në rend
të parë shëndetin e qytetarëve në këtë kohë pandemie.
“ Do të realizojmë një fushatë shumë positive, fer dhe demokratike, por
gjithsesi duke e vënë në prioritet shëndetin e qytetarëve nga Virusi
Covid 19”, u shpreh ajo.