BDI kërkon dislokimin e kazinove dhe bastoreve

Kërkesa e deputetëve të BDI-së për dislokimin e kazinove dhe bastoreve, 500 metra larg institucioneve arsimore, kulturore dhe fetare, do të lërë pa punë 7,700 dhe rreth 118 milionë euro më pak buxhet, thotë Vasko Ilievski nga Shoqata e Bastoreve në vend, përcjell TetovaSot.

Marketing

Propozuesi i ndryshimeve ligjore, deputeti Rexhail Ismaili nga BDI, në emisionin “Potkast” të ResPublica, thotë se aksesi i lehtë i objekteve për lojëra të fatit rrit rrezikun që të rinjtë të bëhen të varur nga bastet.