BDI: Kujdesemi për Vrapçishtin, sallë sportive prej 23 milionë denarë

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se jeta më e mirë për qytetarët është prioritet i cili do të mbetet gjithnjë pjesë e programit dhe projekteve të cilat janë duke u realizuar dhe do të realizohen edhe në ardhmen.

Marketing

Një sallë e re sportive në fshatin Dobërdoll të komunës së Vrapçishtit është një tjetër projekt që është përuruar sot dhe Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron se projekte të ngjajshme bëhen pikërisht për gjeneratat e reja.

Një projekt madhor në vlerë prej 23 milionë e 650 mijë denarë ka kushtuar salla sportive e cila është përuruar sot nga funksionar të Bashkimit Demokratik për Integrim, që i paraprinë projekteve të shumta të cilat janë përuruar dhe po marin dritë jeshile për përdorim këtë kohë.

Kujdesi ndaj qytetarëve është në agjendë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe nuk do të ndalemi me kaq sepse gjithë ky investim është pikërisht për banorët e vendbanimit Dobërdoll dhe komunës së Vrapçishtit sepse ne kujdesemi për të gjithë.